Predikuesi nga Elbasani bindi një studente të abortonte

Gazeta “Panorama” ka zbardhur sot disa detaje të reja rreth çëshjes së predikuesit nga Elbasani. Ngjarja lidhet me një xhamalarës i cili u predikonte me telefon disda vajzave të reja, u fliste për djallin dhe Zotin, duke çuar madje njërën prej tyre në abort. Kallëzuesi SH.H ndaj predikuesit Ilirjan Hida ka deklaruar në prokurori se vajza e tij E.H. “pasi mbaroi shkollën e lartë në vitin 2012 filloi të shfaqte shqetësime serioze. Ajo e konsideronte Ilirjan Hidën si të dërguarin e Zotit. Nga ndikimi i predikimeve të Hidës, vajza ka shfaqur shenja të lodhjes fizike dhe psikike, është shkëputur nga shoqëria. Në vitin 2011, E.H ka qenë shtatzënë dhe për shkak të predikimeve të Hidës ajo e ka ndërprerë shtatëzaninë”.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/sekti-ilegal-ne-elbasan-studentja-ab...
s.z
Add new comment