Qeveria kalon provën, FMN-ja lëvroi këstin e dytë të kredisë. Pronat dhe energjia elektrike, problemet më me ndikim në buxhet

Postuar në 14 Maj, 2014 03:32

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar mbrëmë lëvrimin e këstit prej 29 milionë eurosh për Shqipërinë. Kësti lidhet me kredinë prej 300 milionë eurosh që i është akorduar Shqipërisë, por që do të lëvrohet konform përmbushjes së detyrimeve të qeverisë. Dhe në fakt kësaj radhe qeveria ia ka dalë. Kërkesat e FMN-së lidhen me të ardhurat buxhetore dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Por FMN-ja nuk ka munguar të nënvizojë se buxheti i shtetit do të përballet me probleme sidomos për shkak të dy faktorëve; vendimet për dëmshpërblimin e pronarëve dhe mospagimi i faturave të energjisë  elektrike.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.