Ndahet nga jeta “babai” i kombit serb Dobrica Qosiç

Postuar në 18 Maj, 2014 07:47

Ish-presidenti i Jugosllavisë, akademiku serb Dobrica Qosiç është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare në Beograd. Kështu shkruan “Koha.net”, duke cituar agjencinë e lajmeve “B92”. Qosiç, i njohur edhe si “babai i kombit serb” ka shkruar romane e ese dhe ka qenë hartues i planeve kombëtare për popullin e tij. Ai njihej për fjalorin e tij nacionalist, por kohët e fundit, edhe pse i larguar nga politika, ishte angazhuar në diskutimet për ndarjen e Kosovës. Qosiç ka qenë ndër të parët që ka propozuar ndarjen e Kosovës si zgjidhje për problemin dhe si një premisë për rithemelimin e marrëdhëqnieve mes shqiptaro-serbe. Janë të njohura “këshillat” e tij ndaj politikanëve serbë, për ta cilësuar Kosovën si një “kauzë të humbur”. Sipas tij, politikanët e rinj duhet të mos shpenzojnë më energji mbi këtë çështje.

Për më shumë: http://koha.net/?id=22&l=10494

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.