“Heroinë dhe hashash me avion nga Shqipëria”, shkruan Corriere della Sera…

Postuar në 20 Maj, 2014 12:49

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan sot se disa zëra të pakonfirmuar nga hetimet, bëjnë të ditur se orët e fundit një tjetër avion me ngarkesë të madhe droge, është ulur në Emilia Romanja. Gazeta nuk jep vendin e saktë të uljes së avionit, pasi në këtë rajon ka 60 aeroporte të vegjël. Veriu i Italisë është territori më i mundshëm i uljes se avionëve, për shkak të numrit të aeroporteve dhe pistave. “Trafikantët fluturojnë nën 450 metra lartësi, për t’iu shpëtuar radarëve”, shkruan më tej “Corriere della Sera”. 
E përditshmja italiane ka bërë gjithashtu një pasqyrë për trafikun e drogës që vjen nga Shqipëria, duke përmendur sasitë e sekuestruara kohët e fundit. “Corriere della Sera” i referohet policisë shqiptare, sipas së cilës që nga janari deri në prill të këtij viti në Itali janë sekuestruar 9734 kg kanabis sativa të ardhur nga Shqipëria. Po në të njëjtën periudhë janë kapur në Greqi 13 mijë kg kanabis sativa. 

Në fakt, autorët e shkrimit Andrea Galli dhe Gianni Santucci e kanë hallin (siç e sqarojnë në fund) tek forcimi i masave të kontrollit në aeroportet dhe pistat e vogla italiane.

 

 

Njohësit e italishtes: http://www.corriere.it/cronache/14_maggio_20/eroina-erba-dall-albania-italia-droga-vola-aerei-turismo-509efd18-dfef-11e3-a33f-94f3ff75232d.shtml

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.