Rama për News 24: Do hyjmë në Lazarat kur ekspertët e policisë të binden se është momenti

“Qeveria do të hyjë në Lazarat, atëherë kur qeveria do të jetë e bindur që është momenti për të hyrë në Lazarat dhe qeveria do të jetë e bindur se është momenti për të hyrë në Lazarat, atëhere kur ekspertët e policisë dhe policia e shtetit të jetë e bindur se është momenti për të ndërhyrë në Lazarat”. Kjo është përgjigja që kryeministri Rama i dha pyetjes përkatëse të gazetares Eni Vasili në News 24. Në këtë intervistë të gjatë, fokusuar kryesisht tek trafiku i drogës, performanca e ministrit të Brendshëm dhe akuzat e opozitës, Rama theksoi se Saimir Tahiri po punon “shkëlqyeshëm”, ndërkohë që ka patur edhe një kritikë ndaj medias, “që të ketë fuqinë, qoftë nga ana e vet, por qoftë dhe fuqinë mbi publikun që të diskreditojë këta lloj politikanësh dhe këto lloj akuzash”.
Më gjatë edhe në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rama-ne-studio-e-hapur-news24-do-nderhyjme-ne-lazarat-kur-te-jete-momenti-190430.html
a.k
Comments
Me pak fjale shteti na thote
<p>Me pak fjale shteti na thote qe nuk kemi byt... per te shkuar ne Lazarat. Te keqen e Kryeministrit!</p>
Dmth i bie qe po qeverisemi
<p>Dmth i bie qe po qeverisemi nga police. Dhe kjo nuk eshte mire. Sepse une nuk i njoh keta eksperte. Mbase ata ose shefat e tyre kane njohje ne Lazarat. Shoke te vjeter ose miqesi dhe shanse te reja. Behet fjale per shume droge dhe shume lek. Qe mund te blejne shume me teper se vendimin e nje eksperti policie. Mund te blejne nje polic te tere me gjithe gradat qe ka dhe madje mund t'ja shtojne. Mund te blejne police full option me oke... Une njoh Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshem. Dhe pres nje afat te shpallur publikisht per zgjidhjen e ceshtjes se Lazaratit. Nqs vertet kane ndermend ta zgjidhin. Afati eshte gjesti politik qe duhet te beje Kryeministri dhe Ministri i Brendshem para se te tregojne me gisht nga ekspertet e policise. Nqs jo ekziston gjithmone opsioni "Lazarat - go your own way". Kompanine e imazhit e kane perzgjedhur tashme.</p>
Add new comment