Tërmeti, lëkundje të ndjeshme 5.2 ballë. Nuk njoftohen pasoja apo dëme

Janë ndjerë fort lëkundjet sizmike të orës 3 të mëngjesit të sotëm. Tërmeti ka rënë në orën 02:59 minuta dhe është ndjerë gati në gjithë territorin. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Lushnjës, me një thellësi prej 10 km. Deri tani nuk është njoftuar për të lënduar apo dëme materiale. Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.
a.k
Add new comment