Inspektoriati i Pasurive “njofton” hetimin e gjerë të gjyqësorit. Fushatë apo më në fund, seriozisht?

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në një njoftim zyrtar bën me dije se ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelit. Inspektorati thotë në njoftim se ka për qëllim “kryerjen e një hetimi të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota dhe të sakta, do të bashkëpunojë në mënyrë intensive me të gjitha institucionet publike e private, bankare financiare dhe jofinanciare, organet e auditimit dhe strukturat e tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik”.
Edhe pse normalisht kjo duhej të ishte pjesë e zakonshme e punës së Inspektoriatit, çka i jep elemente spektakli “njoftimit për shtyp”, nisma është për t’u inkurajuar, po të kemi parasysh veprimtarinë deri tani anemike apo inekzistente të ILDKPKI-së. Jo rastësisht, duket se ky njoftim vjen të njëjtën ditë që kryeministri Rama deklaron reformë serioze në sistemin e drejtësisë.
a.k
Add new comment