Ndahet nga jeta Viktor Suhodrev, përkthyesi i tre dekadave, "zëri anglez" i Hurshovit dhe Gorbaçovit

Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeçare Viktor Suhodrev , përkthyesi legjendar i cili ka qënë më shumë se tri dekada ”zëri anglez” i udhëheqësve sovjetikë, i Nikita Hrushovit dhe Mihail Gorbaçovit. Viktor Suhodrev ka qënë i pranishëm në të gjitha samitet e Luftës së Ftohtë.
Ai përktheu në anglisht fjalinë e famshme të Hrushovit “Ne do ju varrosim”, simbol i luftës mes dy superfuqive të asaj epoke. Ai ka lindur më 12 dhjetor 1932, Suhodrevi kishte mësuar anglishten dhe e artikulonte me një theks të përkryer. Gjatë fëmijërisë së tij në Londër, nëna punonte në Misionin Tregtar sovjetik. Babai, një oficer i shërbimeve sekrete sovjetike, punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas mbarimit në vitin 1956 të Institutit Ushtarak të Gjuhëve të Huaja, ai u punësua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku shumë shpejt u rrit profesionalisht për t’u bërë përkthyesi zyrtar i Hrushovit.
Revista amerikane “Life” botoi në vitin 1959 një letër nga një lexues duke thënë se ai kishte marrë pjesë në një takim ku i riu Suhodrev përkthente fjalimet e Hrushovit, dhe vlerësonte se përkthyesi kishte një “mendje të vëmendshëm dhe të shpejtë si drita” dhe ishte “rrezëllitës”. Përkthyesi i shkëlqyer ka parë të kalojnë përballë udhëheqësve sovjetikë gjashtë presidentë amerikanë. S.S
Add new comment