Hungaria kërkon heqjen e imunitetit për "spiunin rus"

Kryeprokurori i Hungarisë i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz ku i kërkon heqjen e imunitetit për eurodeputetin, Bela Kovacs.
Kërkesa për heqjen e imunitetit të eurodeputeti të partisë së djathtë ekstreme, Jobbik, bëhet për shkak se dyshohet se Kovacs është spiun rus.
Kovasc, i cili është kandidati i tretë në listën për zgjedhjet evropian, ka mohuar akuzën. Sipas sondazheve, partia Jobbik pritet të dalë e dytë në këto zgjedhje pas partisë Fidesc, të kryeministrit, Viktor Orban.
Eurodeputeti akuzohet se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatët rus dhe ka udhëtuar në Moskë çdo një muaj.
Kovacs ka bërë dhe një deklaratë ku del në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.
“EurActiv” ka pyetur Parlamentin Europian nëse Kovacs ka pasur akses mbi dokumentet konfidenciale që kanë interes për Rusinë dhe përgjigja ka qenë: Po.
http://www.euractiv.com/sections/eu-elections-2014/hungarian...
S.S
Add new comment