Avioni i Divjakës, "Panorama" shkruan për 3 automjete 'të larguara' dhe kërcënimin e një dëshmitari

Gazeta “Panorama” vazhdon të ketë si kryelajm “avionin e rrëzuar në Divjakë”, ku sot shkruan për kërcënimin e një dëshmitari. “Panorama” sjellë dhe një intervistë të këtij dëshmitari, i cili thotë se dy makina të tjera janë larguar nga vendngjarja.
“Punonjësi i pikës së karburantit me iniciale A. Gj., i cili tregoi për gazetën se një automjet tip “Benz” kishte kërkuar ndihmë tek ai përmes një harte që t’i shpjegonte vendin e ngjarjes, ka marrë një thirrje anonime në telefon nga një person i paidentifikuar. “Fshije nga mendja makinën, ndryshe të fshijmë ty dhe familjen tënde”. Ky ka qenë kërcënimi që ka marrë dy ditë më parë punonjësi karburantit, i cili shprehet se nga mosbesimi që ka te policia e Divjakës, nuk e ka denoncuar ende ngjarjen”, shkruan gazeta.
“Më tha tekstualisht kështu: “Fshije nga mendja atë makinën e dy të që ke përmendur në gazeta e televizione, ndry she të fshijmë ty dhe familjen tënde”.
Ndërkohë po ashtu shkruan se, Prokuroria ka marrë në pyetje rreth 13 dëshmitarë gjatë katër ditëve të fundit pas ngecjes së avionit italian në plazhin e Divjakës. Personat që janë marrë në pyetje janë banorë të zonës që kanë qenë në zonën e plazhit ku ra avioni më 10 maj, por edhe persona të tjerë që janë ndodhur rastësisht në rrugën që të shpie nga Divjaka deri në zonën e plazhit.
“Panorama” shkruan se, nga deklarimet e këtyre personave duket se është konfirmuar prania e tri automjeteve në vendin e ngjarjes, përveç makinës “Mitsubishi” të shtetasit Saimir Bajrami, tashmë i arrestuar për trafik droge. Dëshmitarët që janë pyetur veçmas nga njëri-tjetri kanë konfirmuar praninë e mjeteve të tjera në vendngjarje, ndonëse thëniet e tyre janë kontradiktore.
http://www.panorama.com.al/2014/05/16/avioni-deshmitaret-3-m...
S.S
Add new comment