Llalla: Po hetojmë ‘dosje të rëndësishme’, që mund të rezultojnë të suksesshme për integrimin në BE

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nga tryeza e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për “Bashkëpunimi ndërinstitucional Polici- Prokurori”, tha se organi i akuzës ka në proces hetimi dosje mjaft të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultonin të suksesshme do të ndryshonin të ardhmen europiane të vendit.
Llalla nuk dha detaje mbi dosjet konkrete që po hetohen, por njëherësh përmendi raste të suksesshme ndaj zyrtarëve të nivele të ndryshme, duke lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së tyre edhe në këto “dosje sekrete”.
"Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishëm në ardhmen europiane të vendit”, tha kryeprokurori.
Ndërsa, Tahiri kërkoi të mos lihen jashtë hetimit dhe dosje si ajo e “21 Janarit”, Gërdecit, apo e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
http://www.shqiptarja.com/home/1/llalla-po-hetojm--shum--dos...
S.S
Comments
Llalla ushtar shembullor i
<p>Llalla ushtar shembullor i Berishes.</p>
Add new comment