Nishani: Të më shkarkojnë? Nuk jam nga ata që trembem

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për “Tv Klan”, shprehet se, propozimi i Spartak Brahos për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij, i cilëson “thirrje revolucionare, të cilat ende janë si një përcjellje e reminishencave të një lloj deliri që shfaqej në vitet ’70-të”.
“Natyrisht, objektivi është i gabuar. Nëse do të isha nga ata njerëz që tremben, nuk do të kisha marrë përsipër prej kohësh përgjegjësi shtetërore dhe institucionale. Janë thirrje revolucionare që nuk meritojnë as vëmendje dhe as komente”, thotë Nishani.
Lidhur me rrëzimin e dekretit për emërimin e Alaudin Malajt si anëtar në Gjykatën e Lartë, nga mazhoranca e majtë në Komisionin e Ligjeve, për Presidentin është një akt i pastër politik që kërkon t’i marrë kreut të shtetit një tjetër kompetencë duke tentuar ta kthejë atë në vegël të ekzekutivit.
Intervista e plotë: http://president.al/?p=17889
S.S
Comments
Trim i madh bre, burre. Na
<p>Trim i madh bre, burre. Na tercifercerove me dekada per rrevolucionin dhe tani thua se s'te pelqen dhe nuk e ke frike rrevolucionin. Hej buljar lishani, hej. Mustaqe .............................!</p>
Add new comment