Policia e Kosovës lajmëron hetim ndaj një portali online të dyshimtë, po rrezikohen qytetarët

Policia e Kosovës ka bërë një njoftim krejtësisht të ndryshëm këtë herë për mediat. Ajo njofton se ky institucion ka nisur një hetim intensive për një portal onlinë të dyshuar, i cili publikon shkrime të ndryshme, shkrime që ndikojnë negativisht tek personat që e ndjekin dhe opionin i gjerë.
Sipas hetimeve të Policisë së Kosovës, ky portal mendohet se është i krijuar nga një parti politike, i cili me shkrimet e tij të publikuara deri tani ka rrezikuar jetën e shumë personave. Viktimizimi i personave të ndryshëm ndodh si pasojë e asaj që thuhet në artikujt e publikuar online, një ndër viktimat e këtij portali sipas policisë është edhe Alma Lama, ish-deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Për këtë shkak policia apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe komenteve të ndryshme në këtë portal, pasi që ndaj tij janë duke u kryer hetime nga njësitë policore. Njësitë policore janë duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante, të cilat mund të ndihmojnë në realizimin e hetimeve konkrete ndaj këtij portali.
Por policia e Kosovës ka mbajtur të fshehtë emerin e këtij protali, por mediat vendase zbulojnë se sipas burimeve të tyre policore bëhet fjalë për portalin “gazeta expres.net”, pasi ky është portali i cili publikon shkrime fyese dhe denigruese për personalitet publike dhe jo vetëm ata të politikës.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-nis-hetimet-ndaj-...
S.S
Comments
Gazeta Express eshte gazeta
<p>Gazeta Express eshte gazeta qe ja vlen te lexohet me shume se gjithe pacavuret e tjera te Kosoves.</p>
Add new comment