Aksidentohet deputeti i PD-së, Ardian Turku. Udhëtonte bashkë me familjen, nuk ka dëmtime serioze

Postuar në 16 Maj, 2014 14:36

Deputeti i Partisë Demokratike i qarkut Elbasan, Ardian Turku është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë udhëtimit në rrugën Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosura bashkëshortja dhe dy vajzat e deputetit Turku.
Janë të paqarta shkaqet e aksidentit, por mësohet se makina që drejtohej nga vetë deputeti Turku është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Mini Couper’, raporton “Shqiptarja.com”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit “Mini Couper” ka qenë i dehur. 
Gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm pasi kanë pësuar tronditje të lehta. Ndërkohë që deputeti Turku ka qëndruar në vendin ku ka ndodhur aksidenti. 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.