Një javë pas rrëzimit të avionit, shkarkohet Sokol Selfollari, kreu i antidrogës

Postuar në 17 Maj, 2014 03:15

Sokol Selfollari, kreu i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit është shkarkuar nga detyra, për tu emëruar në një drejtori tjetër. Kështu publikon sot e përditshmja “Gazeta Shqiptare".

Ky shkarkim nga detyra mesa duke ka lidhje me ngjarjen e Divjakës, pasi një vendim  i tillë nga ministri Sajmir Tahiri vjen vetëm një javë pas operacionit të policisë për rrëzimin e avionit në Divjakë, ku u gjetën 460 kg lëndë narkotike, e cila ende e pavërtetuar nga policia, dyshohet se do transportohej jashtë vendit.

Të njëjtat burime pranë Policisë së Shtetit kanë për “GSH”, se kreu i Sektorit të Antidrogës është emëruar në një detyrë tjetër, pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike, ku pritet të nisë punën në datën 19 maj. Kjo e përditshme shprehet se ka kontaktuar me Sokol Selfollarin, i cili ka komentuar:  "Jam në detyrë. Nuk është e vërtetë se jam larguar", - është shprehur momentet e para që gazeta e ka kontaktuar pasi ka mësuar lajmin.

Por më pas ai ka thënë se prej dy ditësh nuk është më në detyrën e mëparshme, se është larguar prej aty prej dy ditësh. "Është e vërtetë që unë jam larguar nga ky sektor, por jo nga policia. Pasi jam emëruar në një vend tjetër, ku pres të nis punë ditën e hënë", ka thënë Sokol Selfollari.

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/avioni-i-divjakes-tahiri...

 

S.S

 

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Mund të na informoni edhe se nga kush dhe sa kohë kishte që ishte emëruar në detyrën e kreut të antidrogës?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.