“Strawberry Frog APCO”, kompania fituese që do kurojë imazhin e Shqipërisë në botë

Postuar në 16 Maj, 2014 12:38

“Strawberry Frog APCO” është kompania e njohur ndërkombëtare e cila do të kurojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Juria ndërkombëtar ka shpallur këtë kompani sot si të denjë për këtë qëllim, me platformën më të mirë të paraqitur. “Strawberry Frog APCO” ka qendrën e saj në Nju York në SHBA.

Kompania fituese u shpall nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Kompania do të veprojë me sloganin “Albania-Go your own way! Projekti i “Branding Albania” do të ndërtojë një platformë imazhi për ta përhapur kudo në botë, një imazh që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme.

Nisma lindi si një nevojë për të rritur numrin e turistëve, të huaj sidomos, por edhe për të rritur investimet e huaja në vend. Finalistët e garës së sotme ishin CNN, Hemington , Interface Tourism Group, MEC Medianetwork  dhe StrawberryFrog APCO .

Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 38 propozimeve të dorëzuara u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni. Ndërkohë, që Juria Finale, në datën e sotme kishte 9 anëtarë, mes tyre gazetarin e njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.

S.S

 

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Po endrushka fuga cfare lidhje ka me advertising? Apo lluku lluku babashta???

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.