Debat në Konferencën e Kryetarëve për Komisionin Hetimor të drogës.Braho: Kërkesa e PD, antikushtetuese

Postuar në 16 Maj, 2014 10:59

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga grupi paralamentar i PS, për një Komision Hetimore të ri pranë Kuvendit në mënyrë që të verifikohen faktet dhe të dhënat për trafikun e drogës, përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët, rolin e funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse.  Kryetari i kësaj Konference Ilir Meta, në fillim të mbledhjes bëri me dije se kërkesa është depozituar në Kuvend më  datë 13 maj dhe se në mbështetje të ligjit për komisionet hetimore, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin që jo më vonë se 5-së ditë nga marrja e kërkesës të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar mbi kërkesën e nismëtarëve.

Eduart Halimi i pranishëm në mbledhje shprehu mendimin e opozitës, sipas të cilës e ka për detyrë tu tregojë të vërtetën qytetarëve shqiptarë.  “Ky fenohem nuk kërcënon vetëm opozitën, kërcënon vendin, kërcënon fqinjët, kërcënon të ardhmen e fëmijeve tanë. Për këtë qëllim, Partia Demokratike, ka kërkuar që të kryejë një hetim parlamentar për t’i bërë të qartë publikut dhe qytetarëve të vërtetën e hapjes së këtij fenomeni.”, tha Halimi.

Ndërsa Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho reagoi duke thënë se  kjo kërkesë është antikushtetuese.  “Nga një anë kemi rritje të krimit, por strukturat e shtetit dhe vetë shteti është në këmbë. Rezultatet janë në rritje për eleminimin e këtij fenomeni negativ. Ne jemi në dijeni vetëm të një fakti , të disa akuzave që ka ngritur opozita. Jemi në dijeni dhe të një fakti tjetër që në datën 10-të, strukturat e policisë u vunë në dijeni për fluturimin e një avioni.  Mbas 20 minutash strukurat e policisë kane qenë atje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore, kanë bllokuar avionin, tre persona, një furgon dhe një trafikant. Nuk e di se çfarë do të bëni ju, doni të përziheni me prokurorinë?! Kuvendi nuk duhet të përzihent me punën e prokurorisë. Në këtë aspekt unë gjykoj se kërkesa është e pambështetur dhe e pabazuar në ligj”, tha Braho.

Gramoz Ruçi, ftoi opozitën që nëse ka diçka serioze , mund të kontribuojë në komisionin hetimor tashmë të ngritur nga Kuvendi. “Ne, jo më larg se dy javë përpara e kemi diskutuar këtë problem.  Këtë pretendim që sot opozita e ka, e hodhi edhe dje. U azhornua në Parlament me ngritjen e komisionit hetimor. Dhe unë do të ftoja opozitën që nëse e keni vërtet seriozisht,  jepni të gjithë kontributin tuaj, te komisioni hetimor tashmë i ngritur , thërrisni kë të doni, dëgjoni kë të doni, kërkoni çdo informacion që doni. Ne si mazhorancë jemi të hapur, por që të dublikojë pas 15 ditësh, kërkesë mbi kërkesë për të njëjtën gjë, për të njëjtin fenomen, të njëjtën çështje, as institucionalisht dhe as politikisht nuk keni të drejtë”, tha Ruçi. Për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëvë në këtë konferencë, Ilir Meta theksoi se do të jetë seanca plenare që do të vendosë për komisionin. S.S

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.