Opozita sqaron qëllimin e aksionit të vet, Basha: “Nuk kërkojmë zgjedhje, por vetëm largimin e Edi Ramës”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot pozicionin e opozitës lidhur me kërkesën e saj të një dite më parë për dorëheqjen e kryeministrit. Deklarata vjen një ditë përpara protestës së paralajmëruar të PD-së, që merr shkas nga çështja e trafikut të drogës dhe rrëzimit të avionit në Divjakë. “Nuk kërkojmë zgjedhje, por kërkojmë largimin e atij që ka përgjegjësinë, Edi Ramës. Nuk kërkojmë një shumicë të re politike, por kërkojmë që kjo shumicë sot në parlament të reflektojë atë që ndjen shumica e çdo shqiptari sot, i djathtë dhe i majtë, përgjegjësi Edi Rama të shkojë në shtëpi”, deklaroi Basha. Në këtë kuptim, PD-ja e ka personalizuar akuzën e vet direkt te kryeministri, me çrast kërkon edhe të përqendrojë sulmin pikërisht ndaj tij. Dhe aksioni i saj me këtë lloj kërkese, ka brenda edhe intuitën për pakënaqësi brenda vetë PS-së për Edi Ramën. Basha e nënvizoi këtë edhe në deklaratën e djeshme, kur foli për të zhgënjyer. Këto elementë kanë rëndësinë e tyre, pasi është e qartë se aksioni opozitar paraqitet kompleks dhe synon të realizojë një shumatore forcash, të dukshme e të paduskhme kundër kryeministrit aktual.
s.z
Comments
E paska krdis ILIRI kete pne
<p>E paska krdis ILIRI kete pne dhe ka vu mikun e tij LULI te realizoj filmin.</p>
Kerkese e pakuptimte, absurde
<p>Kerkese e pakuptimte, absurde do te thoshja. Nese Rama do fajesohet nga prokuroria per trafik droge atehere ai ka te drejt ta kerkoj kete. Pra te presi sa te mbaroj procesi i hetimit. Sepse duket sikur Basha dhe PD-ja po bejne rolin e gjykates dhe jo te Opozites. Duket qarte se Basha do nje njeri kompromisaxhi, jo te vendosur, qe te kete mundesi te peshkoje pa i hyre gjembi ne kembe. Ai i trembet Rames se tregon guxim e vendosmeri. Pastaj ai dhe kushdo, nuk mund t'i vere kushte maxhoramces se kush duhte te jete kryminister. Kete e vendos ajo, sigurisht duke gjykuar edhe opinione te tjera jashte saj. Mund te jete edhe loje e Metes!...</p><p>Pasi te ike Rama, me siguri Basha do kerkoje me tej per ndryshime ne polici, per t'i rikthyer te gjithe te korruptuarit ne vendet e tyre. Epo kaq i duhet. Se keshtu del se kot e mori shumicen PS dhe LSI, sepse pushtetin, drejtesine dhe Presidentin e ka PD-ja. Qejf o qejf! Mund te vazhdoje kjo qeverisje qete, qete dhe si i thone: "Ha Muço, pi Muço"!...</p>
Add new comment