Nis seanca plenare paralelisht me protestën e opozitës (përditësim)

Seanca e sotme plenare ka nisur e paraprirë nga një protestë e opozutës. Protestuesit janë tubuar para selisë së Partisë Demokratike dhe më pas i janë drejtuar selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Policia ka marrë masat për çdo rast, ndërkohë që Majlinda Bregu ka bërë të ditur se protesta e sotme hap siparin e një vale protestash. Në seancë brenda, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar seanca t’i kushtohet vetëm çështjes së drogës.
s.z
Add new comment