540 mijë euro për “Branding Albania” që do të promovojë identitetin shqiptar në botë. Kryetar komisioni, Bruno Vespa

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim buxhetin për realizimin e nismës “Branding Albania” e cila synon të promovojë identitetin e Shqipërisë në botë. Fondi i caktuar është 540 mijë euro dhe mbulon 1 vit transmetim me platformën multimediale të parashikuar sipas kësaj nisme përfshirë vlerën e kontratës me kompaninë fituese. Me më shumë interes është komisioni i ngritur për përzgjedhjen e kompanisë fituese. Kryetar i këtij komisioni do të jetë Bruno Vespa, për të vijuar me anëtarë si Ahmed Obaid Al Mansoori, Christophe Ginisty, John Kester, Paavo Pettai, Rana F. Nejem, Mimoza Kusari Lila, Endri Fuga dhe Eglantina Gjermeni.
s.z
Add new comment