A duhet të jetë emri i Ardian Klosit si çmim për publicistikën? Ndriçim Kulla mendon se në vend të tij duhet vënë Branko Merxhani

Postuar në 15 Maj, 2014 03:05

Ndriçim Kulla shkruan sot një artikull te “Panorama” që lidhet me çmimin “Ardian Klosi”, të promovuar në Festivalin e Librit dhe të Artit Pamor në Tiranë pak ditë më parë. Kulla, që është botues prej shumë kohësh dhe që aktualisht ka një pozicion këshilluesi në Presidencë, i ka vënë një titull polemizues opinionit: “Çmimi Ardian Klosi apo Branko Merxhani për publicistikën?" “Çfarë përfaqëson në të vërtetë ky Ardian Klosi në historinë e publicistikës shqiptare që t’i bësh një nderim të tillë duke i vënë dhe emrin e tij çmimit të festivalit?, shkruan Kulla, për të vazhduar mandej me një shtjellim të jetës publike të Ardian Klosit. Konkluzioni: Ardian Klosi ishte një njeri i shkolluar, i formuar, por edhe i përkëdhelur nga regjimi , një publicist me një stil provokues gjithsesi, por fare normal. Kulla propozon për çmim një emër tjetër të publistikës shqiptare, tanimë të viteve ’30. Të mirënjohurin Branko Merxhani, jeta dhe vepra e të cilit sipas Kullës janë të pazëvendësueshme në lëmin publicistik shqiptar. “Krahasimi im u quajt i nevojshëm për të denoncuar shpërdorimin e vlerave mendore të financuesve të Festivalit të Librit Shqip..”, vijon Kulla në polemikën e tij.

s.z

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

Branko Merxhani eshte nje figure e njohur shume pak, me shume e tretur ne kohe dhe as qe i qaset fare Ardian Klosit. Kulles mund te mos i pelqeje kjo gje por nuk ka snje fare rendesie argumentat qe sjell ai, vetem e vetem sepse paska qene i "perkedhelur"!!

Submitted by anticensurë (not verified) on

stefan,varet si për çdo gjë!

dhe klosin pas 5 dhejo 70 vjetësh nuk do ta njonjë kush,do të jetë pak i njohur!!

nuk ja kam idenë fare për merxhanin,por dhe mendimi tënd nuk më bind!!

duke lënë "përkëdheljen",klosi nuk ka qënë më shumë se një provokues!!

Submitted by Stefan H (not verified) on

Nuk duhet gjykuar nga artikujt e shtypit qe me shume rend pas sensacioneve per qellime komerciale. Duhet pare se cfare trashegimie letrare apo kulturore ka lene secili

Submitted by Anonim (not verified) on

Kam qene gjithmone i mendimit, qe nxitimi me te cilin u shpall cmimi Klosi ishte i pajustifikuar. Ne akoma nuk e kemi te qarte se cfare perfaqesonte tamam kontributi i Klosit per shoqerine shqiptare (pa permendur e vepra qe la pas eshte shume modeste). E kam akoma te paqarte perse duhej krijuar nje cmim i ri kur Ministria si tradite kishte disa cmime qe edhe ato nuk kishin arritur te zinin vend mire, edhe pse emrat e cmimeve jane te njihur per cdokend. Nese i besojme Ilir Yzeirit, Ministria u ka hequr vizen ketyre cmimeve dhe ka marre nen patronazhin e saj dy cmimet e festivalit qe shkoi. Kjo eshte akoma edhe me e pajustifikuar.

Submitted by Apolloni (not verified) on

Vepra e Merxhanit në krahasim me veprën e Klosit është si dita me natën. Neoshqiptarizma e Merxhanit me antishqiptarizmin dekonstruktues të Klosit është si uji i pastert me ujin e turbulent. Ju që nuk e njihni Merxhanin duhet' ju vijë keq.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.