PD braktis hetimet parlamentare mbi ushtrinë dhe drogën. Arsyetimi, “ajkë e jurisprudencës”

Postuar në 13 Maj, 2014 03:02

Opozita ka braktisur komisionin hetimor për hetimin e akuzave mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme - transportin e lëndëve narkotike, me pretendimin se ky komision nuk ka më se çfarë heton, pasi publiku e ka marrë vesh që trafiku i drogës ekziston. Në fakt, arsyetimi i nënkryetarit Bylykbashi, që shpesh mbiquhet mendja juridike e selisë blu, ishte pak i shpëlarë: “Komisioni të mbyllë veprimtarinë. Të gjithë shqiptarët sot i kanë parë provat me sytë e tyre, ky komision nuk mund të përgënjeshtrojë më akuzat e opozitës. I arrestuari e pranoi se avioni do ulej në Gjadër, ai ishte avion narkotrafikantësh. Ky komision e ka mbyllur punën e tij, nuk ka më se çfarë të hetojë”. 

Pra, për Bylykbashin është e qartë se ushtria është e përfshirë në trafikun e drogës, ngaqë i arrestuari S.Bajrami e ka thënë qartë: “Kishim ndërmend të uleshim në Gjadër”. Kësisoj nuk ka më nevojë për hetime të tjera: Ushtria është e përfshirë!

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Keta palacot ngrihen krijojne nje komision kot dhe marrin para shtese nga buxheti dhe nga xhepat tona dhe ju nuk tregoni te verteten e ketyre komisioneve. Thjesht per te marre ca leke dhe per te bere pak zhurme per te mbajtur kafenete me muhabet. Qelbesira, jashteshqitje te shoqerise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.