Dy të falimentuarit janë korrierë; pas trafikut me avionë fshihet një grup i fuqishëm, thotë prokuroria. S.Bajramit i ofrohet mbrojtje ligjore

Prapa pilotit italian Giorgo Riformato dhe shtetasit shqiptar Saimir Bajrami, fshihet një grup i madh anëtarët e të cilit janë me resurse ekonomike të forta. Në një analizë hetimore që është kryer ditën e djeshme nga grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njofton shqiptarja.com, nga shqyrtimi i të gjitha provave materiale dhe deklarimeve të dy të arrestuarve të vetëm, është dalë në konkluzionin se dy personat e sipërcituar kanë qënë thjesht korrierë ose shërbëtorë. Të tjerë persona drejtojnë linjën e trafikut të drogës me anën e avionëve nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Nisur nga kjo situatë, për të hedhur më tepër dritë rreth emrave që organizojnë këtë trafik dhe mekanizmit të funksionimit, zyrtarët e Prokurorisë i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit shtetasit shqiptar Saimir Bajrami, duke i kërkuar këtij të fundit bashkëpunim, kundrejt mbrojtjes ligjore.
Hetuesit tregojnë se Bajrami dhe shtetasi italian Riformato kanë qënë në krizë financiare dhe me biznese të falimentuar dhe për pasojë nuk mund të infestonin paratë e tyre në linjën e trafikut të drogës. Prokurorët shprehen se nuk është e mundur që dy persona në vështirësi ekonomike, të qarkullojnë paratë e tyre në një aktivitet kriminal dhe aq më tepër shumë të rrezikshëm. Për pasojë hetimet për këtë rast janë shtrirë në dhjetëra persona të tjerë, që mendohet se janë të implikuar në këtë rrjet trafiku droge.
a.k
Add new comment