Dritan Dajti kërcënon sërish gjyqtarët, kësaj here duke futur në punë “mushkonjat” dhe Divjakën

Postuar në 13 Maj, 2014 06:38

Me një proces gjyqësor prej kohësh në ngërç pasi asnjë avokat nuk do ta mbrojë, i pandehuri Dritan Dajti është shfaqur sot “i përditësuar” me ngjarjet e fundit, duke kërcënuar sërish gjyqtarin, kësaj here duke përdorur fraza “politike”. “Do të të gjejë belaja me mua. Mushkonjat nuk janë asgjë”, kërcënoi i pandehuri për vrasjen e 4 policëve, në seancën e sotme gjyqtarin Idriz Mulkurti. Ky i fundit është i njëjti që po sot paradite dha masën e sigurisë “arrest me burg” për pilotin italian dhe trafikantin shqiptar që u arrestuan në Divjakë. “Nuk janë asgjë ato mushkonjat që po diskutojnë, po ta them para gazetarëve, mbaje mend ç’po të them. Ma thonë emrin Tan Dajti, e keni kthyer në çështje personale me mua,” tha Dajti. Kërcënimet erdhën pasi gjykata rrëzoi kërkesën për rindërtimin e ngjarjes, zhvarrosjen e Kastriot Feskajt dhe këqyrjen e rrobave të tij.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.