Rrëzohet avioni në Divjakë, dyshohet për trafik droge

Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia në zonën e Divjakës, ku uniformat blu kanë ndaluar një avion të dyshuar për transport lëndësh narkotike. "Top Channel" raporton se lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit janë angazhuar agjentë të shumtë.
Gjatë ekzekutimit të tij ka rënë në pranga piloti i avionit, që rezulton të jetë një shtetas italian. Ndërsa"Shqiptarja.com" shkruan se forcat speciale kanë
rrethuar avionin që ishte ulur në Divjakë, afër zonës së plazhit. Ndërsa aty pranë është gjetur edhe një makinë tip Fuoristradë me 2 ton hashash,
e cila dyshohet se do të ngarkohej në avion. Fillimisht u tha se piloti kishte bërë ulje emergjente për shkak të një defekti, dhe se gjatë uljes avioni
kishte pësuar dëmtime. Lidhur me ngjarjen ka reaguar Aviacioni Civil, duke theksuar se avioni i bllokuar në Divjakë ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare.
Sipas këtij autoriteti, “Leja e fluturimit mban nr. 193 dhënë më 05.05. 2014”. Kjo ngjarje e gjen Aviacionin Civil në një situatë "delikate". Sikurse
ka raportuar me herët "Respublica", kreu i Aviacionit Civil ka dhënë dorëheqjen me 30 prill, ndërsa me datën 5 maj, dorëheqja është pranuar
edhe nga ministri i Transporteve.
Add new comment