Shqiptarët e Kosovës “pushtojnë” që tani Durrësin

Falë dhe shkurtimit të ndjeshëm të kohës për të përshkuar distancën nga Kosova drejt Durrësit, shumë qytetarë nga zona të ndryshme të Kosovës preferojnë ta kalojnë fundjavën në plazhet mes Durrësit dhe Kavajës, por edhe në jug të vendit. Ndonëse jo të shumtë në numër, ata kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar dy ditët e pushimit këtë fundjavë.
Duke qenë se në plazhin e Durrësit është zgjidhur përfundimisht problemi i kanalizimeve të ujërave te zeza, tashmë ky plazh pritet të jetë më i pastër për këtë vit dhe në vazhdim. Pushuesit shprehen të kënaqur për këtë, ndërkohë që bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe përkushtim nga të gjithë, raporton “Vizion+”.
Në fund të këtij muaji pritet që Bashkia e Durrësit të çelë zyrtarisht sezonin turistik, i cili bazuar edhe në masat e marra në nivel qendror dhe vendor, pritet të ketë kushte më të mira.
S.S
Comments
Kosovaret nuk e kane problem
<p>Kosovaret nuk e kane problem sistemimin e ujerave te zeza sepse e kane me te lehte te shkarkohen aty ku lahen dhe bejne banjo.</p>
Add new comment