Debati në “Ditën e Drejtësisë”, Naço flet për 'probleme serioze', Cefa për 'pseudoreforma'

Në konferencën e organizuar me rastin e “Ditës së Drejtësisë”, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka deklaruar se për Shqipërinë është thelbësore një reformë në të gjithë aparatin e drejtësisë.
Por, zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, është shprehur kundër kësaj, duke thënë se duhet konsolidimi i sistemit dhe jo pseudoreforma, çka ka sjell një thellim të konfliktit që ka pushtuar prej muajsh marrëdhëniet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor lidhur me reformën në drejtësi.
“Duhet të pranojmë realitetin dhe të ndërmarrim reformën në Gjykatën e Lartë, KLD dhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Naço. Gjithashtu, vijoi ministri, duhet të bëhet “reformimi i Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe Këshillit të Prokurorisë duke i rritur kompetencat”.
Ndryshe nga Naço, zv.kryetari i KLD-së është shprehur se sistemi drejtësisë ka nevojë për konsolidim dhe jo pseudoreforma. “Jemi të hapur të realizojmë ndryshimet e duhura strukturore për të rritur eficencen, por kundërshtojmë fortë pseudoreformat”, tha Cefa.
S.S
Add new comment