Kreshnik Spahiu: Shqipëria të mos lejojë martesat brenda gjinisë, “Rilindja” është Gay

Aleanca i Zi shprehet kundër martesave gay dhe paradave të LGBT. Ky qëndrim është shprehur në një konference për mediet nga Kreshnik Spahiu, kreu i AK. Në fjalën e tij Spahiu ka thënë se kjo shtresë, ky komunitet është niveli më i ulët në shoqëri duke e cilësuar si një “virus” të frikshëm. Kreu i AK ka përfshirë në përmbajtjen e LGBT-së edhe ngjyrat e PS, rozën dhe ngjyrën e purpurt.
“ Kemi detyrimin të nisim një fushatë pro familjes dhe pro moralit. Fytyra dhe portreti i një familje është fytyra dhe imazhi i një shteti. Pse Shqipëria e varfër në mjerin e pa sigurtë duhet të ketë prioritet martesat gay. Familja sot po kalon në një krizë, të vërtetë sepse bashkëshortët pushtojnë bilardot, kazinotë. Familjarët janë pa punë nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre. Prona, familja, janë të pasigurt nga papunësia dhe krimi. Ky duhet të ishte prioriteti i manifestimeve shqiptare.”, është shprehur Spahiu. Ai ka tërhequr vëmendjen në faktin se po spekulohet me të drejtën e kësaj kategorinë, si një kërkesë për integrimin. Sipas Spahiut vendi ynë nuk duhet ti lejojë martesa gay, por as nuk duhet të diskriminohen.
“Spekulohet se është një e drejtë civile se është një kërkesë nga evropianët. Vetëm 16 vende në gjithë botën e ligjërojnë martesën gay. E gjithë bota nuk e lejon atë. Me dhjetëra të tjerë nuk i diskriminojnë e lejojnë jetën e tyre private. Këtë mund të bëjë dhe Shqipëria të mos i diskriminojë në jetën e tyre private, por jo të bëjnë çfarë të duan në zyrat e shtetit. Nuk mund të manifestojnë imoralitetin në bulevardin që është larë me gjakun e dëshmorëve.”, ka thënë Spahiu.
Ngjyra e zgjedhur nga Partia Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të qershorit nuk ishte e rastësishme, argumenton kreu i AK. Kjo ngjyrë sipas tij simbolizon komunitetin LGBT në të gjithë botën. “E keni vënë re fushatën e 23 qershorit se cilat ishin ngjyrat e mazhorancës? Ishin ngjyrat lila. Kemi një kryeministër që ka profesion pikturën, e vlerësoj adhurimin që ka për ngjyrën por nuk mund ta pranoj që të ishte ngjyra lila që është ngjyra simbol e homoseksualëve në botë. Rilindja gay duhet të marrë përgjigjen e të gjithë shqiptarëve.”, komenton Spahiu. Së fundmi Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur se në 17 maj ditën kur LGBT do të zhvillojnë një paradë, ata do të zhvillojnë një manifestim pro familjes. S.S
Comments
E harroi ky sharlatani
<p>E harroi ky sharlatani ''shtetasin Berisha'', tashti ka filluar me ''shtetasit pederaste''. Prite kur te kacafytet me Kristi Pidherin se kush e kush eshte me evropian. Kur nuk kane me se te merren politikanet tane, nxjerrin kete palaco te na beje ''nje stuhi ne bardhak''.</p>
U kthye prapë ky matrapaz
<p>U kthye prapë ky matrapaz idesh zoti na ruajt</p>
Add new comment