Maqedonia formon paralamentin, legjislatura e tetë pas shkëputjes nga Jugosllavia

Postuar në 10 Maj, 2014 10:09

Maqedonia pret sot te formojë parlamentin e ri. Trajko Veljansoski, kryetari i mërparshëm i parlamentit maqedonas ka nënshkruar vendimin për thirrjen e seancës së parë, të legjislaturës së tetë, që nga koha kur ky shtet u shpall i pavarur nga ish-Republika e Jugosllavisë.

Përbërja e re e parlamentit do të ketë 61 deputetë të VMRO-DPMNE,  19 nga BDI, 7 nga PDSH dhe 1 nga GROM-i e RDK. Opozita e kryesuar nga LSDM fitoi 34 mandate, por ajo vendosi t’i kthejë ato duke mos qenë pjesëmarrëse në institucionin legjislativ, për shkak të mosnjohjes së zgjedhjeve. VMRO-DPMNE pritet të bashkëqeverisë me partinë shqiptare, BDI. Në një komunikatë të përbashkët të BDI dhe VMRO-DPMNE-së, dy partitë njoftuan se kanë rënë dakord për formimin e qeverisë së re. S.S

.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.