“Hëna e Shqipërisë”, Agron Gjekmarkaj rendit një sërë kritikash dhe një të mirë në fund

Agron Gjekmarkaj shkruan sot një opinion- me prirje recense te “Panorma” lidhur me librin e Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë”. Gjekmarkaj është përpjekur të flasë troç. “Një ndershmëri e shoqëron kudo tekstin: mungesa e dëshirës për të ruajtur paanësi”, shkruan Gjekmarkaj, që e sheh librin të bazuar në hamendje. “Parashikimi tij për Shqipërinë e pas 100 viteve është një përrallë e cila mund të ketë fatin e “qilimit fluturues”, por edhe atë të miliona përrallave që nuk i kemi dëgjuar kurrë”, vazhdon Gjekmarkaj. Ndalet te përcaktimet e Blushit për Fishtën, konsideratat për të cilin nuk ia atribuon “guximit të marrë, por traditës familjare”. Fundja Blushi ka lidhje me Dhimitër Shuteriqin dhe në kësi gjërash biografia nuk përjashtohet. Guxim prej të marri për Gjekamarkajn është që Fishtës t’i kthesh poezinë në prozë, me pretekstin se “gëgnishtja e tij është e panegociueshme”. Ka një flagrancë padijeje sipas autorit në vlerësimin që Blushi bën për letërsinë e Rilindjes, apo edhe një dozë smire kur konstaton se në libër është harruar Ismail Kadareja. Po cila është e mira e Ben Blushit shkrimtar? Për Gjekmarkajn është një: Di ta shesë veten dhe di që t’i bëjë të tjerët të flasin për të.
s.z
Comments
Po ky Gjekmarkaj per çfare
<p>Po ky Gjekmarkaj per çfare shquhet, perveçse per te ngrene, siç ushqehen zogjte ne kurrizin e hipopotamit me insekte, nga popullariteti i te tjereve?</p>
Add new comment