Situata postzgjedhore në Maqedoni-akademikë dhe intelektualë shqiptarë apelojnë për koordinim mes BDI-së dhe PDSH-së

Postuar në 08 Maj, 2014 11:04

Një grup intelektualësh dhe akademikësh shqiptarë bnë Maqedoni i kanë drejtuar opinionit publik një letër të hapur ku bëhet thirrje që vullneti i shqiptarëve të respektohet po aq sa vullneti i popullit sllav të Maqedonisë. “Kërkojmë nga BDI-ja, që në asnjë mënyrë  të mos shkelë mbi vullnetin 153.000 votuesve që e mbështetën atë dhe të mos pranojë pozicion inferior në qeveri dhe mbi të gjitha, të mos e përbuzë këtë vullnet duke u bërë instrument i ndonjë partie maqedonase. Presim që PDSH, të respektojë 66.000 votat shqiptare dhe të luajë rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në proceset politike në përputhje me interesat kombëtare dhe shtetërore. Sinergjia politike duhet të jetë në funksion të qëllimeve tona kombëtare dhe të interesave të qytetarëve. Votat shqiptare ashtu siç janë fituar me programe të caktuara politike duhet të fuqizojnë pozitat shqiptare për të cilën jemi të mendimit se janë relativizuar tej mase”, thuhet ndër të tjera në këtë letër. Ajo vjen në një kohë tensioni, kur negociatat për krijimin e qeverisë kanë ndarë më dysh partitë dhe ndoshta edhe elektoratin  shqiptar.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/50277-apeli-i-akademikeve-vmro-dpmne-d...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.