Ngjela: “Enverin po e rikthen LSI-ja”

Postuar në 08 Maj, 2014 05:02

Ndërkohë që PD-ja akuzon kryeministrin dhe socialistët si faktorizues të figurës së Enver Hoxhës, Ngjela mendon se është LSI-ja e Ilir Metës ajo që po vepron në këtë drejtim. “Cilat janë  këto forca politike që duan të ringjallin krimin shtetëror në Shqipëri? Mesa kemi të dhëna, kryesore është LSI-ja dhe do të thotë që është në hall kryetari i saj. Festimet e 70-vjetorit le t’i bëjnë, por pa Enver Hoxhën, sepse nuk ua lejon ligji. Këta LSI-stët, këta nuk munden dot të kthejnë mbrapsht rrjedhën e historisë në vend. Këta nuk kanë ende para për të paguar dëmet e krimit, dhe gjekan paratë për të nxjerrë Enver Hoxhën…”, ka thënë Ngjela në një intervistë për “MAPO”. Së fundmi, ish-aleati i Edi Ramës në opozitë, është distancuar nga koalicioni qeverisës, por gjithësesi, po drejton kritikën te partia e Ilir Metës, për të lënë jashtë fokusit kryeministrin.

http://mapo.al/2014/05/nderimi-i-diktatorit-ngjela-kjo-marrezi-do-te-god...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.