Enverizmi nga “poshtë” dhe antikomunizmi nga “lart”. A po e saboton Enveri edhe njëherë aspiratën tonë europiane?

Postuar në 07 Maj, 2014 09:43

Grushti që tundi Pandeli Majko më 5 maj në varrezat e dëshmorëve nuk ka kaluar pa u vënë re dhe pa reagime. Sot në “Panorama” Blendi Fevizu, shkrunate një opinion mbi “rikthimin e Enverit”,  imazhit dhe figurës së tij në ceremoninë e përkujtimit të dëshmorëve. Fevziu i përmbahet idesë se çdo venerim,  apo edhe çdo indiferencë ndaj ringjalljes simbolike të Enver Hoxhës, tradhton kredon europeiste të politikanëve të majtë shqiptarë. “Me kë është Pandeli Majko dhe Nasip Naço? Me kë është drejtori i Arsimit në Përmet? A mund të jenë njëherazi edhe me Bashkimin Europian ku luten të integrohen, edhe me Enver Hoxhën që ishte armiku më i madh i demokracive europiane?!”, shkruan Fevziu.  Dhe këtë moment, kur deputetët e majtë, u bënë edhe njëherë “grusht bashkuar”, e ka marrë prej dy ditësh si argument edhe opozita, e cila,  teksa “u dhuron” të majtëve një akuzë për afinitet me enverizmin, rifreskon imazhin e vet si nyje e antikomunizmit. Të dyja palët e njohin teknikën e sulmit politik reciprok dhe shumë mirë mund të shmangnin këto intereptime dhe këto qasje, të cilat siç thotë Fevziu u paskan rënë në sy edhe diplomatëve. “Mbase Qeveria juaj nuk sheh mirë nga sytë! Po bën mirë të shohë, se kjo nuk është shenjë e mbarë për t’u integruar në Europë”, citon ai një “diplomat të rëndësishëm”. Gjithsesi, si “enverizmi” i disa socialistëve, ashtu edhe "antikomunizmi" i disa demokratëve, ndoshta do kuptuar si konfirmim i disa pozicioneve komode në kuptimin elektoral të fjalës.

http://www.panorama.com.al/2014/05/07/me-ke-jane-politikanet-shqiptare/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.