Emigrantë klandestinë në Samos, përmbysen dy barkat, mbi 30 të zhdukur

Postuar në 05 Maj, 2014 10:53

Zyrtarët grekë thonë se dy barka të mbushura me emigrantë u përmbysën në brigjet e ishullit Samos. Dy njerëz u mbytën në këtë incident. Roja bregdetare tha se ka shpëtuar 36 persona, por 30 të tjerë figurojnë të humbur pas një aksidenti që ndodhi sot në mëngjes në ujërat, ku këtë vit janë mbytur qindra klandestinë të tjerë. Autoritetet thonë se nuk dihet akoma kombësia e tyre. Mijëra emigrantë ilegalë nga Afrika, Asia dhe Lindja e Mesme udhëtojnë me anije të pasigurta, mbi kapacitetin e tyre, për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian. Shpesh gjatë këtyre udhëtimeve ndodhin aksidente me pasoja fatale. Greqia, Italia dhe Malta shpesh i kanë kërkuar partnerëve të BE-së të bëjnë më tepër për t’u ardhur në ndihmë për trajtimin e numrit të madh të klandestinëve të hyjnë në këto vende.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.