Nipi 26 vjeçar i Alistair Campbell-it, këshilltar i kryeministrit Rama, thotë Balkan Insight

Postuar në 05 Maj, 2014 08:16

Agjencia BIRN njofton se nipi i Alistair Campbell-it, 26 vjeçari James Naish i diplomuar në Oxford, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit Edi Rama në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.

Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Rama. Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuerëve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit. Balkan Insight thotë se ka pyetur zëdhënësin e qeverisë, Endri Fuga, por ai e mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrit. Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimit. Vetë Campbell, “spin doctor” i famshëm i kryeministrit Tony Blair, ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushtet.

a.k

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

O la la. Ndjenje e tmerrshme inferioriteti kur puneson nje 26 vjeçar te huaj si keshilltarin tend. Mund te gjente na 1 000 me te mire se ky ne Shqiperi. Nuk kuptoj. Mire qe ministrat i vuri te rinj, por edhe keshilltaret?! Ne bote sot vazhdojne te japin mend Berzhinski, Kizingeri e kompani dhe jo buzequmeshtit, pavaresisht se çfare universiteti kane mbaruar.

Submitted by Performanca s'k... (not verified) on

Nese do vazhdojme qokat,

se paku te mos i bejme publike...

Ky eshte thjesht Nepotizem ...nderkombetar.

Nipi i keshilltarit elektoral, pra Bler Falas!

Lamë nam...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.