Uruguai zbulon planin për legalizimin e marijuanës

Autoritetet në Uruguai kanë zbuluar sesi do të prodhohet dhe shitet në mënyrë ligjore marijuana. Farmacitë e licencuara do të shesin për më pak se 1 dollarë gramin, ndërsa konsumatorët do të lejohen të blejnë deri në 40 gr në muaj.
Ligji specifikon se, çdo shtëpi mund të kultivojë 6 rrënjë kanabis dhe marijuana mund të konsumohet në të njëjtat vende që konsumohet duhani.
Vitin e kaluar, Uruguai u bë vendi i parë në botë që lejon rritjen, shitjen dhe konsumin e marijuanës. Ligji i propozuar nga presidenti, Jose Mujica pritet të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme.
Një zyrtar tha se, një gram marijuanë do të shitet nga 0.85 deri në 0.95 dollarë. Qeveria do të nisë procesin e licencimit të kompanive që duan të kultivojnë marijuanë.
Qeveria e këtij vendi përllogarit se aktualisht prodhohet 18 deri në 22 tonë marijuanë që përkthehet në 10 hektarë plantacion me kanabis.
OKB e ka kritikuar legalizimin e hashashit duke thënë se është e rrezikshme për shëndetin.
http://www.bbc.com/news/world-latin-america-27265310
S.S
Add new comment