Përplasje me armë në Ukrainë. BBC-ja njofton për të paktën 31 të vrarë. Moska: “Pasoja katastrofike nëse Kievi vazhdon operacionin”

Postuar në 02 Maj, 2014 16:28

Situata në Ukrainë i drejtohet konfilktit të amratosur. Mediat raportojnë se pak orë më parë përplasjet me armë në qytetin e Odesës, mes prorusëve dhe forcave qeveritare të Kievit kanë shkaktuar të vrarë. BBC-ja flet për të paktën 31 të vrarë nga luftimet në rrugë. Ministria e brendshme ukrainase njofton se nga militantët prorusë janë rrëzuar dje tre helikopterë në Slloviansk. “Beteja” e sotme  lidhej me kapjen e disa ndërtesave qeveritare dhe ajo erdhi një ditë pasi presidenti ukrainas, Turçinov, shpalli mobilizimin. Ambasadori rus në Moskë ka folur për “pasoja katastrofike nëse Kievi vazhdon operacionin ushtarak”, kurse nga Perëndimi qëndrimet i mëshojnë idesë se është Moska ajo që provokon prej kohësh situatën. Madje SHBA-të e kanë cilësuar operacionin e Kievit si “proporcional dhe të arsyeshëm”. Tani duket se lëvizja pritet nga Vladimir Putini, që duhet thënë se i ka konsumuar fjalët dhe është i “dënuar” të veprojë me gjeste të forta. Ose çdo lëkundje mund të lexohej si tërheqje, apo dobësi.

http://www.bbc.com/news/world-europe-27259620

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.