Basha i kërkon ndihmë Berishës

Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duket se tashmë vjen periudha më e vështirë për partinë e drejtuar nga Lulzim Basha. Zgjedhjet brenda partisë po krijojnë një situatë të rrezikshme në këtë parti.
“Shqiptarja” shkruan se, Basha, është parë mesditën e djeshme të hyjë në zyrën luksoze të ish-kreut demokrat, njëherësh ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ndodhet përballë TVSH-së, për të qëndruar aty mbi një orë.
Gazeta e interpreton këtë vizitës si kërkim ndihme pasi Bashës duket se i ka dalë situata nga kontrolli.
Gjithashtu flitet edhe për mundësinë e lindje së fraksioneve brenda partisë. Kjo nuk është e para herë për PD-në.
http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/basha-n--zyr-n-e-ber...
S.S
Add new comment