1 Maji, kryeministri flet në Panairin e Punës. Dy gra tentojnë të protestojnë, por nxirren jashtë

Postuar në 01 Maj, 2014 04:44

Kryeministri Edi Rama ka folur sot me rastin e 1 majit në Panairin e Punës në Tiranë. Ai ka vënë theksin te punësimi, që është edhe arsyeja e  Panairit aktul që përkon me ditën e punëtorëve. “E enjtja përkoi me 1 Majin, jemi këtu të flasim për punën dhe punësimin në vend që të humbisnim kohën në Parlament. Ne jemi shumë të bindur se me ndryshimin radikal të drejtimit të qeverisjes dhe sfidës së luftës me papunësinë, po i japim të gjithë shqiptarëve që janë të gatshëm për punë mundësinë që të mund të trokasin, të tentojnë shansin e tyre jo vetëm në zyrat e punës, por dhe në hapësirat e tjera sic është ky panair”, tha Edi Rama. Ndërkohë, dy gra, anëtare të Shoqatës së të Shkarkuarve nga Puna kanë hyrë në Panair dhe kanë tentuar të protestojnë, por janë nxjerrë jashtë nga policia. Këtë vit duket se edhe tradita paradoksale e festimit të 1 majit nuk është ndjekur, ndoshta edhe për shkak të motit.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.