Arkiv-Lajme

Së shpejti një agjenci për sigurinë kombëtare pranë qeverisë

Postuar në 30 Prill, 2014 07:21

Duket se së shpejti pranë qeverisë do të ngrihet një agjenci e cila do të merret me çështjet e sigurisë kombëtare  duke patur si objekt pune, mbledhjen dhe filtrimin e informacionit që vjen nga institucione të specializuar. Prezantimin e kësaj ideje e ka bërë zv.ministri i Jashtëm, kryetar i Grupit të Punës për hartimin strategjisë kombëtare të sigurisë, Sokol Dervishaj, i cili ka qenë sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Faila Pashiç Bishiç, një europarlamentare me shami

Postuar në 30 Prill, 2014 06:00

Faila Pashiç Bishiç është një myslimane boshnjake e lindur në Slloveni, e cila me insistimin e Jelko Kacinit është kandiduar në zgjedhjet e reja për në Parlamentin Europian. E vecanta e Bishiç është se ajo, nëse fiton, do të jetë eurodeputetja e parë më shami, duke prishur kështu peizazhin homogjen të sallës së PE-së. vetë Bishiç shprehet optimiste, pasi sipas saj, kjo është një mundësi për të kapërcyer stereotipet. “Unë kam mundësi të rralla për të thënë atë që unë jam. Njerëzit shohin gratë myslimane vetëm nëpërmjet prezantimeve ‘stereotipike’ të medias.

Ditmir Bushati në Konferencën e Këshillit të Atlantikut: “Në Europë ka ende zona me potencial të lartë destabilizues”

Postuar në 30 Prill, 2014 04:46

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë së fundmi në Konferencën e Këshillit të Atlantikut, që është shprehje e përpjekjes për krijimin e dimensionit transatlantik të politikës së jashtme dhe të sigurisë të SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë edhe ministri i Jashtëm i SHBA-ve, sekretari i Departamentit të Shtetit John Kerry, Bushati ka folur për krizën në Ukrainë dhe ekzistencën e zonave destabilizuese në rajon.

Dita Botërore e Shtypit, "Koha Jonë": Shtypi shqiptar i varfër, censura vjen nga pronarët

Postuar në 30 Prill, 2014 04:08

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazeta “Koha Jonë” analizon situatën aktuale, duke evidentuar se sfida kryesore me të cilën përballet media sot është presioni ekonomik, që sjell edhe autocensurën.  Referuar artikullit, në shumicën e mediave, ka varësi ekonomike nga shteti dhe censura vjen nga pronarët e mediave e jo direkt nga qeveria. Kjo, cilësohet nga autori, si më vrastare për median shqiptare.

 

Sot, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

“Dita” shkruan se Grida Duma është paditur për mashtrim. Sipas saj, ajo mashtroi pronarin e tokës, pasi ndërtoi pallatin

Postuar në 30 Prill, 2014 03:53

Gazeta Dita” shkruan sot se ish-zv.ministrja e Integrimit, Grida Duma është paditur për mashtrim. Po për çfarë supozohet se ka mashtruar Grida Duma? “Dita” thotë për punë pallati. Një shtetas, dispnonte 281 m2, që ia ka dhën Dumës dhe shtetasit Roland Rexho, pronarë të firmës “Kristian Konstruksion sh.p.k” dhe në përfundim të puëns së premtuar për ndërtim pallati, ai priste që të merrte në këmbim 3 apartamente  me sipërfaqe ndërtimi 283 m2. Kjo kontratë, shkruan “Dita” nuk është zbatuar dhe për këtë arsye, shteasi në fjalë ka ndjekur rrugën ligjore.

Fullani me një lajm "të gëzuar". “Hotel “Dajti” do të rikonstruktohet këtë vit”. Guvernatoi kundërshton uljen e pagave në BSH

Postuar në 30 Prill, 2014 02:50

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se rikonstruksioni i godinës së hotel “Dajtit” që u ble nga BSh-ja për 30 milionë dollarë, do të nisë këtë vit. Fullani, ka kundërshtuar edhe raportin e KLSH-së, që kërkonte disiplinim financiar të BSH-së dhe kufizimin e “hapësirave për abuzim me fondet publike”, siç shkruan “Shqip”. Për Fullanin të kërkosh paga më të ulëta është të ndërhysh në pavarësinë e këtij institucioni.

Shqip” publikon pjesë nga raporti i KLSH-së. “6.8 milionë euro dëme nga shkelja e kontratave për HEC-et”

Postuar në 30 Prill, 2014 02:40

Gazeta “Shqip” publikon sot pjesë nga raporti i Konstrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Energjetikës. Sipas asaj që shkruan “Shqip” , në periudhën 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2012, koha e “koncesioneve të HEC-ve”, dëmi i shkaktuar nga moszbatimi i kontratave është 956 milionë lekë, ose 6.8 milionë euro. Më tej akoma, shkelja e kontratës që duket se është bërë nga qeveria, e detyron këtë të fundit të paguajë 105 të vlerës së invetsimit si penalitet, e të cilat arkëtohen në rreth 10 shoqëri koncesionare që thuhet se janë dëmtuar.

s.z   

Pandeli Majko: “Parlamenti të bëjë nul komisionin dhe t’u kërkojë ndjesë Forcave të Armatosura. Për qeverinë, pakënaqësi nga militantët”

Postuar në 30 Prill, 2014 02:25

Deputeti socialist Pan deli Majko ka dhënë një intervistë ëpr Eni Vasilin në emisionin “Studio e Hapur”. Majko ka folur për situatën politike duke u ndalur edhe te komisioni hetimor për trafikun e drogës përmes infrastrukturës së ushtrisë. Sipas tij, tërheqja që bëri opozita dhe shpresa mohuese e SHISH-it, menjëherë sapo u miratua ngritja e komisionit janë dy akte shumë të rënda që dëmtojnë imazhin e ushtrisë.

Madrilenët “masakrojnë” Bajernin e Guardiolës. Katër gola për Realin, dy Ramos dhe dy Ronaldo

Postuar në 29 Prill, 2014 16:04

Real Madrid “masakron” Bajernin e Mynihut në fushën e bavarezëve dhe është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Fitoren e ka siguruar në mënyrën më spektakolere të mundshme, çka solli njëherësh edhe një turpërim të pazakontë për kampionët e Gjermanisë. Golat u shënuan nga Ramos 16', 20' dhe Ronaldo 30' e 90'. Nga ana tjetër, një e veçantë e këtij takimi është edhe fakti që Ronaldo ka thyer rekordin me gola të shënuara gjatë një sezoni në Ligën e Kampionëve.

Shqipëri-Kosovë, ambasadori Minxhozi flet për bashkimin ekonomik

Postuar në 29 Prill, 2014 14:44

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka folur sot në “Klan Kosova” lidhur me marrëdhëniet mes dy shtetev. Minxhozi ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive, duke mbajtur në fokus sidomos zgjidhjen e problemeve doganore që kanë ekzistuar deri më tani. Me rëndësi është se përpjekja e të dyja qeverive ecën praktikisht drejt frymës së bashkimit, të cilin politikanët shqiptarë, të të dyja krahëve bëjnë si bëjnë dhe e anashkalojnë shpesh në publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme