Fullani me një lajm "të gëzuar". “Hotel “Dajti” do të rikonstruktohet këtë vit”. Guvernatoi kundërshton uljen e pagave në BSH

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se rikonstruksioni i godinës së hotel “Dajtit” që u ble nga BSh-ja për 30 milionë dollarë, do të nisë këtë vit. Fullani, ka kundërshtuar edhe raportin e KLSH-së, që kërkonte disiplinim financiar të BSH-së dhe kufizimin e “hapësirave për abuzim me fondet publike”, siç shkruan “Shqip”. Për Fullanin të kërkosh paga më të ulëta është të ndërhysh në pavarësinë e këtij institucioni. “Çdo dobësim apo cenim i pavarësisë finaciare të BSH-së, që nënkupton edhe kompetencën e pavarur për të përcaktuar shpenzimet, pagat dhe shpërblimet për punonjësit dhe pesonelin drejtues, do të përbënte cenim të vetë pavarësisë institcionale të BSH-së”, është shprehur Fullani.
s.z
Add new comment