Shqipëri-Kosovë, ambasadori Minxhozi flet për bashkimin ekonomik

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka folur sot në “Klan Kosova” lidhur me marrëdhëniet mes dy shtetev. Minxhozi ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive, duke mbajtur në fokus sidomos zgjidhjen e problemeve doganore që kanë ekzistuar deri më tani. Me rëndësi është se përpjekja e të dyja qeverive ecën praktikisht drejt frymës së bashkimit, të cilin politikanët shqiptarë, të të dyja krahëve bëjnë si bëjnë dhe e anashkalojnë shpesh në publik. “Në radhë të parë duhet të bashkohemi ekonomikisht", është shprehur Minxhozi, duke lënë të kuptohet se bashkimi është një projekt për të cilin politika aktuale po punon. Ekonomia është një hap thelbësor, ndonëse bashkimi në vetvete, kërkon hapjen e një dialogu shumë të gjerë edhe brenda vetë shqiptarëve, pasi është një proces që nuk mund të jetë atribut vetëm i qeverive.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasadori-i-shqiperise-ne-kosove-ne-...
s.z
Comments
duhan te kuq e
<p>duhan te kuq</p><p>e muhabet</p><p>gjithesecili ne qese te vet.</p>
Add new comment