Arkiv-Lajme
Studimi: 15% e studentëve në Shqipëri, seks me partnerë rastësorë
Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një studim gjatë vitit 2013, me 2 mijë studentë të universiteteve publike dhe private në rang republike, në lidhje me njohuritë e të rinjve për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe sjelljet e riskut. Ndër të tjera, studimi tregon se marrëdhëniet seksuale të të rinjve shqiptarë jo vetëm që nisin në moshë të hershme, por 62% e tyre kanë raportuar se mesatarisht kanë pasur 2.2 partnerë, ndërsa 10% kanë raportuar se kanë kryer marrëdhënie me mbi 5 partnerë seksualë.
Grida Duma, kandidate e PD për Bashkinë e Tiranës?
Grida Duma, ish-zv.ministrja e Integrimit dhe e sapoemëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në postin e Koordinatores së Marrëdhënieve me Publikun në këtë parti, pritet të jetë kandidate e opozitës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 2015.
Ardian Vehbiu fiton çmimin “Ardian Klosi” për librin më të mirë
Rrjeti Traduki, në nderim të përkthyesit Ardian Klosi, ofron për vitin 2015 një bursë për një përkthyes shqiptar nga gjuha gjermane në shqip për një muaj në Literarische Colloquium Berlin.
Visho Ajazi Lika: Shkresa e SHISH nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar lidhur me trafikimin e drogës
Pas një debat të madh lidhur me shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i këtij institucioni ka reaguar duke sqaruar gjithçka.Visho Ajazi Lika shprehet se, po abuzohet me informacionin e klasifikuar. Ai thekson se shkresa nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake.
Reagimi i SHISH:
Cani i ankohet Llallës: Nga 192 kallëzime, vetëm 10 raste janë marrë parasysh
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i ka drejtuar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku kritikon mos reagimin mbi denoncimet e dikasterit që ai drejton.
Në letrën drejtuar, Adriatik Llallës, Cani shprehet se, Ministria e Financave dhe institucionet që ajo ka në varësi, të angazhuara në luftën ndaj korrupsionit kanë paraqitur pranë organit të akuzës 192 kallëzime penale, të cilat implikojnë 569 autorë.
Gjin Gjoni i dhuroi gruas aksionet e një firme të padeklaruar
Gjyqtari Gjin Gjoni, i denoncuar nga ILDKPKI-ja për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të ardhurave, i ka dhuruar bashkëshortes së tij, Elona Çaushi, 50 për qind të aksioneve të një firme. Sipas kallëzimit të inspektoratit, gjyqtari kishte fshehur në vitin 2010 aktivitetin e shoqërisë “Terra Toscana Alimandari” me nipt L02214025H, ku ai dhe bashkëshortja ishin ortakë me 50 për qind të aksioneve.
Lefter Koka: Do lejojmë importin e plehrave. AKIP: Rama të distancohet nga këto deklarata
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një intervistë për News24. Koka është shprehur se, pavarësisht që qeveria aktuale vendimin e parë që mori ishte pezullimi i importit të plehrave, kjo qeveri do të miratojë platformë për lejimin e importit.
Pas kësaj, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar duke kërkuar që kryeministri, Edi Rama të distancohet nga kjo deklaratë e ministrit.
Manipuluan zgjedhjet, arrestohen dy komisionerë të Dajçit
Dy komisionerë të qendrës së votimit në fshatin Dragushë, Komuna Dajç në Lezhë janë arrestuar sot pasi duhet të kryejnë dënimin me 8 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe deformimit të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.
Në prangat e policisë së Lezhës janë arrestuar Gentian Kovaçi, 30 vjeç, dhe Lulzim Paloka, 27 vjeç.
Ata u shpallën fajtor për falsifikim të nënshkrimit të votuesve dhe numrat e kartave të identitetit e pasaportave, për persona të cilët ditën e zgjedhjeve nuk ndodheshin në Shqipëri, raporton “OraNews”.
FA në trafik droge, Prokuroria në pritje të dëshmive të politikanëve
Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të dëshmive të politikanëve në lidhje me akuzat e hedhura publikisht për sa i takon përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.
Nadeem Ilahi: Borxhi publik ishte në nivele që Shqipëria nuk i kishte parë më parë
Nadeem Ilahi, shef i Misionit të Fondit Ndërkombëtar për Shqipërinë në një intervistë për revistën e specializuar për lajmet ekonomike “Monitor” thotë se FMN po diskuton me qeverinë shqiptare mbi skemën e pensioneve.
Shefi i FMN-së për Shqipërinë thotë se kur erdhën në Tiranë në shtator problemi më i madh ishte niveli i lartë i borxhit publik, që ishte dhe më i lartë për shkak të asaj që Shqipëria e quan borxhi i fshehur, si rrjedhojë e detyrimeve të prapambetura.