Grida Duma, kandidate e PD për Bashkinë e Tiranës?

Grida Duma, ish-zv.ministrja e Integrimit dhe e sapoemëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në postin e Koordinatores së Marrëdhënieve me Publikun në këtë parti, pritet të jetë kandidate e opozitës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 2015.
Kështu shkruan sot gazeta “Shqiptarja.com”, që citon burime brenda kupolës së selisë blu, të cilat thonë se në kushtet kur tashmë është zyrtare tërheqja e kreut aktual të bashkisë Lulzim Basha nga gara për një mandat të dytë në këtë post, demokratët do caktojnë si kandidate për t’u përballuar në garën në emër të opozitës pikërisht Grida Dumën, që po përgatitet që përmes këtij promovimi në sferat e larta të PD-së, pavarsisht se është emëruar me firmën e kryetarit por dhe me daljet e shpeshta publike që të jetë ajo garuesja e së djathtës në kryeqytet.
“Mësohet se Grida Duma shihet si e vetmja figurë brenda kësaj partie për të garuar në zgjedhjet vendore të 2015, ndonëse nuk e ka mbështetjen e të gjithë strukturave të kësaj partie në Tiranë, aq më tepër kur dihet se me ish-ministren Bregu por dhe me ish-kreun e Kuvendit Topalli, s’ka pasur marrëdhënie të mira. Por ajo duket e vendosur për të qenë përballë kandidatit të mazhorancës së bashkuar, e cila pritet të dalë dhe ajo me një kandidat të përbashkët, pavarsisht se deri më tani ende nuk është hedhur ndonjë emër për kandidat të mundshëm për të garuar në kryeqytet” shkruan gazeta.
Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/grida-duma-gati-kandidimi-p-r-kreun-e-bashkis--s--kryeqytetit-211745.html
k.k
Add new comment