Cani i ankohet Llallës: Nga 192 kallëzime, vetëm 10 raste janë marrë parasysh

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani i ka drejtuar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, ku kritikon mos reagimin mbi denoncimet e dikasterit që ai drejton.
Në letrën drejtuar, Adriatik Llallës, Cani shprehet se, Ministria e Financave dhe institucionet që ajo ka në varësi, të angazhuara në luftën ndaj korrupsionit kanë paraqitur pranë organit të akuzës 192 kallëzime penale, të cilat implikojnë 569 autorë.
Por, nga 192 çështje, Prokuroria e ka informuar ministrinë vetëm për 10 raste, që përbëjnë pak më shumë se 5 për qind e totalit. Nga këto, në një rast Prokuroria ka vendosur të mos e fillojë hetimin, në dy të tjerë e ka pushuar çështjen, ndërsa për 7 kallëzimet e mbetura ka vendosur delegimin e dosjeve.
Cani kërkon vëmendjen e kryeprokurorit për mungesën e informimit mbi çështjet e kallëzuara dhe bashkëngjitur i ka dërguar dhe të dhënat e detajuara për rastet që janë kallëzuar nga Ministria e Financave.
S.S
Add new comment