Gjin Gjoni i dhuroi gruas aksionet e një firme të padeklaruar

Gjyqtari Gjin Gjoni, i denoncuar nga ILDKPKI-ja për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të ardhurave, i ka dhuruar bashkëshortes së tij, Elona Çaushi, 50 për qind të aksioneve të një firme. Sipas kallëzimit të inspektoratit, gjyqtari kishte fshehur në vitin 2010 aktivitetin e shoqërisë “Terra Toscana Alimandari” me nipt L02214025H, ku ai dhe bashkëshortja ishin ortakë me 50 për qind të aksioneve.
Gazeta “Shqip” ka kërkuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për këtë biznes, ku zoti Gjoni ka qenë aksioner deri para pak javësh. Në fakt, kompania në fjalë ka ndryshuar emrin dhe tashmë quhet “Bio Gourmet”, ndërsa aksionere e plotë është shtetasja Elona Çaushi, pra bashkëshortja e gjyqtarit.
Objekti i kompanisë është eksport i ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, pije të ndryshme alkoolike kryesisht verëra dhe produkte të gatshme etj. Kompania është hapur në vitin 2010 dhe vetëm një vit më vonë janë bërë edhe ndryshimet e emrit dhe vendit të aktivitetit.
Sipas dokumenteve të QKR-së, të cilat zotërohen edhe nga gazeta “Shqip”, më 18 shkurt 2014 aksioneri Gjin Gjoni i ka dhuruar bashkëshortes 50 për qind të aksioneve të tij. Kontrata e dhurimit të aksioneve është bërë para noteres Margena Çela, e cila, sipas ILDKPKI-së, është denoncuar në prokurori.http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/26/gjin-gjoni-dhuroi-gruas-ne-muaj...
Add new comment