Arkiv-Lajme
Ministri i Energjisë: Lejet e për burimet e reja me ankand. Transparencë për të vjetrat
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, premtoi gjatë diskutimeve në forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”, se lejet e reja koncensionare për fushat e reja të naftës dhe ato të pazbualuara do të jepen me metodën e ankandeve. Kjo sipas tij bëhet për të krijuar sa më shumë transparencë , sidomos tani që interesimi i investitorëve është rritur si pasojë e gjetjes së burimeve të naftës nga kompania “Shell”.
Ish i dënuari politik tenton të vetëdigjet gjatë transmetimit live në TV
Një ish-i burgosur politik, Kujtim Kaziu, tentoi të vetëdigjet përpara Parlamentit, gjatë një proteste të ish-të burgosurve që po zhvillohej atje. Kaziu ka marrë pjesë në grevën e urisë së të burgosurve politikë të 18 muajve më parë, gjatë së cilës u vetëflijua Lirak Bejko.
Berlusconi nis procesin e “riedukimit”
Silvio Berslusconi ka nisur që nga sot të vihet në dispozicion të shërbimeve sociale si pasojë e vendimit të Gjykatës për çështjen “Mediaset”. “Jam caktuar në shërbimet sociale dhe jo të burgosem nga kronistë dhe fotoreporterë”, ka deklaruar ish-kryemninistri italian. E thënë me fjalë të thjeshta, që nga sot , me vendim gjykate nis procesi i riedukimit të Silvio Berlusconit që do ta përballë këtë proces me anë të ndihmës dhe përkujdesjes ndaj atyre që kanë nevojë. Do të duhet të bëjë punë vullnetare , të ofrojë asistencë për një ditë në javë, katër orë rresht.
Urdhër mbi mësuesit dhe edukatorët: Paguani energjinë. Fotokopja e librezës dorëzohet te drejtori
Gazeta “Panorama” publikon sot një urdhër të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës sipas të cilit urdhërohen drejtuesit e shkollave dhe kopshteve që t’u kërkojnë mësueve apo edukatoreve të paguajnë energjinë elektrike. Madje me këtë rast të gjithë duhet të paraqesin fotokopjen e librezave në mënyrë që të konstatohet pagesa. DART e argumenton këtë me nevojën e mbledhjes së informacionit dhe kërkesën që lind nga vendimi i Task Forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve, ndonëse pagesa është një përgjegjësi krejt personale.
s.z
Konflikti me CEZ-in, Peleshi: “Shpresojmë të zgjidhet pa shkuar në arbitrazh”
Zv. Kryeministri Niko Peleshi kadeklaruar se qeveria është afër zgjidhjes së konfliktit me CEZ-in. I ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” në News24, Peleshi ka bërë të qartë se qeveria synon të shmangë arbitrazhin me çekët, pasi kjo do të humbiste shumë kohë. “Ne e gjetëm situatën e raporteve të shtetit shqiptar me CEZ-in në kushtete arbitrazhit pasi qeveria e kaluar nuk e kishte konsumuar të drejtën dhe mundësinë e zgjidhjes me negocim dhe në marrëveshje para se çështja të shkonte në arbitrazh. Arbitrazhi nuk ëhstë një zgjidhje e preferuar as për ne as për palën tjetër.
NATO nis manovrën detare në Balltik. Zv. Shefi i Shtabit të Aleancës: “Jemi të përgatitur për të gjitha llojet e aksioneve”
Deutsche Welle njofton sot se NATO po kryen një manovër ushtarake detare në zonën e Balltikut. ME shumë interes është edhe fakti se “drejtimin e manovrës do ta marrë një anije gjermane”. Arsyeja kryesore e kësaj manovre është të tregohet vendosmëri. Kuptohet kundrejt Rusisë e cila po synohet që të shkurajohet nga ndonjë iniciativë tjetër përveç asaj në Ukrainë. Vetë NATO, e ka shpallur manovrën aktuale si “mbrojtëse”, pra jo si një kërcënim direkt ndaj Moskës.
Januzaj zgjedh Belgjikën
“Dilema” Januzaj duket se ka marrë fund. Lojtari me orgjinë nga Kosova, që luan aktualisht me ekipin e Macherster United ka zgjedhur kombëatren blege. Diskutimi për të ka qenë shumë I madh, pasi Shqipëria, Turqia, Serbia, Kosova dhe Anglia kanë kërkuar që ai të jetë pjesë e ekipeve kombëatre respektive. Me sa duket Januzaj i ka dhënë fund duke zgjedhur Belgjikën dhe kjo vetëm dy muaj nga Botërori I Brazilit. Lajmi është publikuar në rrjetin social Twitter, në profilin e trajnerit të Belgjikës, Marc Wilmots.
s.z
Mbyllet Konsullata e Përgjitshme në New York. Detyrat i kalojnë Zyrës Konsullore pranë misionit tonë në OKB
Qeveria ka miratuar sot ndër të tjera edhe një vendim që suprimon Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, për t’ia deleguar funksionet e saj zyrës konsullore që do të hapet pranë misionit të përhershëm të Shqipërisë në OKB. Vendimi pason deklaratat e ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit për reduktimin e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë.
http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhje...
s.z
“Meshimi” nacionalist i Patriarkut Irinej: “Duam të hyjmë në BE, por jo pa Kosovën tonë”
“Çfarë mund të jetë njeriu pa shpirt e pa zemër, kështu mund të jetë edhe Serbia pa Kosovën”. Ky vajtim vjen nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku Irinej, i cili ka përsëritur edhe njëherë refrenin e përjetshëm të trinitetit të shenjtë serb, një nga elementët e të cilit shpallet me të madhe se është Kosova. Fjalën ai e ka mbajtur në një tubim me rastin e nisjes së luftës kundër Perandorisë Osmane.
Dritan Hila gjobitet me 500 mijë lekë. Zv. Ministri: “Pranoj pagesën e gjobës, por ILDKP-ja ka shkelur ligjin me publikimin. Përballemi në gjykatë”
Zv. Ministri i Mbrojtjes Dritan Hila duket se ka ndërmend të kallëzojë penalisht ILDKP-në. Kjo pasi siç sqaron ai në një deklaratë për mediat ky institucion ka cenuar emrin e tij, duke publikuar faktin se Hila është gjobitur me 500 mijë lekë. Ja versioni i Hilës: “Nëpërmjet medias mora njoftimin për gjobitjen time me shumën 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së. Saktësoj se bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja, nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale, të domosdoshme për t’u njohur.
