Ministri i Energjisë: Lejet e për burimet e reja me ankand. Transparencë për të vjetrat

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, premtoi gjatë diskutimeve në forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”, se lejet e reja koncensionare për fushat e reja të naftës dhe ato të pazbualuara do të jepen me metodën e ankandeve. Kjo sipas tij bëhet për të krijuar sa më shumë transparencë , sidomos tani që interesimi i investitorëve është rritur si pasojë e gjetjes së burimeve të naftës nga kompania “Shell”. Po kështu një proces që mbyllet deri në fund të vitit do të jetë krijimi i regjistrit elektronik të koncensioneve , transparencë për ato që janë dhënë deri më sot, pasi sipas Gjiknurit “u janë dhënë leje dhe koncensione njerëzve të papërgjegjshëm që nuk kanë patur ndërmend të investojnë, por kanë synuar të tregtojnë lejet dhe licencat për shfrytëzimin e burimeve natyrore, duke krijuar një barrierë natyrale për investime serioze”.
s.z
Add new comment