Ish i dënuari politik tenton të vetëdigjet gjatë transmetimit live në TV

Një ish-i burgosur politik, Kujtim Kaziu, tentoi të vetëdigjet përpara Parlamentit, gjatë një proteste të ish-të burgosurve që po zhvillohej atje. Kaziu ka marrë pjesë në grevën e urisë së të burgosurve politikë të 18 muajve më parë, gjatë së cilës u vetëflijua Lirak Bejko.
Teksa prononcohej për News 24, Kujtim Kaziu është lyer me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën vetes. “Jam pa punë, kam fëmijë të sëmurë, nuk blej dot as ilaçe për vajzën e sëmurë në spital. Kam marrë benzinë me vete dhe nuk ka seç më duhet jeta. Nuk jetohet më kështu”, tha ai. (Ndiqni videon: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ish-i-denuari-politik-tenton-te-vetedigjet-ne-transmetim-live-ne-tv-policia-e-ndalon--video-185011.html )
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i MMSR-së:
"Nisur nga ngjarja e sotme përpara ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sqaron se është në komunikim të vazhdueshëm me shoqatat e ish të përndjekurve politikë dhe në vijim të angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë për të mbështetur këtë shtresë, ka ngritur një grup të posaçëm pune për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të drejta të kësaj shtrese.
Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, është përshpejtuar puna për lëvrimin e fondit të dëmshpërblimit duke siguruar fillimin e procesit për të gjithë ata ish të përndjekur që nuk e kanë marrë ende këstin e parë të dëmshpërblimit. Sqarojmë se ish i dënuari politik, z. Kujtim Kaziu, është pjesë e listës së personave që aktualisht ka përfituar dy këste të dëmshpërblimit.
MMSR informon gjithashtu, se në vijim të angazhimeve që ka marrë për këtë shtresë të shoqërisë, ka ngritur grupin e punës për rishikimin e kritereve për përfitimin e dëmshpërblimit nga ish të përndjekurit politikë. Këto ndryshime kanë për qëllim që të japin përparësi në trajtimin e ish të dënuarve që janë gjallë, duke u dhënë përparësi atyre në moshë më madhore dhe siguruar një skemë solidare dhe transparente dëmshpërblimi.
Duke pasur parasysh situatën e rëndë në të cilën Qeveria trashëgoi gjithë sistemin e trajtimit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, ndryshimet në ligj do të kenë në fokus objektivin që asnjë ish i dënuar politik të mos mbesë jashtë skemës së përfitimit të pagesave për arsye proceduriale.
Ndërkaq, politika të posaçme që po ndërmerren nga Qeveria do të kenë parasysh që kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të ketë më shumë akses në arsim, në skemat e mbrojtjes sociale dhe integrimin në shoqëri.
Javën e kaluar, Qeveria filloi shpërndarjen e fondit prej 18 milion dollarësh për dëmshpërblimin e ish të përndjekur politikë, të cilët nuk e kishin marrë ende këstin e parë."
Re.Pu.
Comments
Si ka mundesi?! Nuk e besojne
<p>Si ka mundesi?!</p><p>Nuk e besojne Edi Ramen ?!</p><p>Kaq shpejt?</p><p>Do jete ne te mire te popullit shqiptar por me shume ne interes te Edi Rames qe te shporret nga Shqiperia.</p>
Add new comment