Arkiv-Lajme
Shanset e Yulia Tymoshenkos në zgjedhjet presidenciale
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko ka mbetur pas në anketa para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në maj. Ajo është një nga figurat politike më të njohura në vend, por shumë analistë thonë se po has vështirësi për të lënë pas imazhin e saj të periudhës para revolucionit, në ndërgjegjen e elektoratin. Kthimi dramatik i ish-kryeministres Yulia Tymoshenko në linjën e parë të politikës, erdhi pasi ajo doli nga spitali në Shkurt. Ajo kishte qenë në burg dhe më pas në spital, nën kontrollin e rojeve, që nga viti 2011, pasi u shpall fajtore nën akuzat për abuzim me detyrën.
Levan-Tepelenë, aksi i përgjakur. Tjetër aksident me makina, një viktimë
Në një aksident në aksin Levan-Tepelenë, pasditen e sotme, një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Varibob pranë Fierit. Sipas policisë furgoni me targë AA189DT, me të cilin po udhëtonin tre personat është përplasur fillimisht me një autoveturë dhe më pas me bordurën pasi i ka plasur goma. Në autoveturën me targë IEY5299 udhëtonin katër persona të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Policia e Fierit bën me dije se viktima është Qazim Aliaj 25 vjeç ndërsa kanë mbetur të plagosur Leonard Aliaj dhe Mystehak Zylalaj.
Shënim: Basha e quan të gabuar komisionin hetimor për “drogën e ushtrisë”. Ç’lloj akuze duhet ta meritojë një komision të tillë?
Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi si të gabuar vendimin e mazhorancës për të ngritur komision hetimor në lidhje me akuzat e artikuluara nga opozita lidhur me përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Duke folur gjatë mbledhjes së grupi parlamentar të Partisë Demokratike, Basha tha se me këtë veprim Rama po sillet si dikush që e ka mizën nën kësulë, por se opozita nuk do të ndalet deri në zbardhjen e të vërtetës. “Të enjten e kaluar u munduan të sillen si gaztorë. Këtë të enjte do të sillen si të shkalluar.
Moda e letrave të hapura. E shkruan një të tillë edhe Unioni i Gjyqtarëve, dhe u referohet parimeve të OKB-së
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar tre ditë pas letrës të Ministrit të Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Letra bënte thirrje për të hetuar dhe marrë masa ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë 65 vendimet e dyshuara si të kundraligjshme dhe abuzive në masat e arrestit apo dhe vendimet gjyqësore.
Topi në asamblenë e FRD-së: Nëse do kishim shtet, ai që akuzoi ushtrinë për trafik droge do kishte fat tjetër
Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot asamblenë e partisë. Në fjalën e mbajtur nga kryetari Bamir Topi, ka zënë një vend të veçantë akuza e opozitës për trafikun e drogës dhe përfshirjen e ushtrisë në të. Topi tha se ka informacion që në vendet anëtare të NATO-s “qarkullon fjala për këto akuza ndaj Forcave tona të Armatosura”. Topi tha se akuzat janë bërë për të pasur komoditetin e karriges, ndërkohë që “ai që e ka bërë këtë akuzë, nëse Shqipëria do të kishte shtet, duhet ta ketë menduar mirë fatin e vet politik dhe juridik.
Gazeta Mapo gjen një avion dyvendësh pranë Gjadrit. Bujku që e ruan, thotë se nuk ngrihet prej dy vjetësh
Rrëfenjat me avionë të vegjël që transportojnë drogë, kanë çuar gazetën Mapo në Gjadër, ku gazetari Dashamir Biçaku ka gjetur një bujk, Paulinin, i cili e ka shtëpinë pranë pistës rezervë të aerodromit. Një avion 2-vendësh me ngjyrë metalike “fle” në hangarin e tij prej vitesh, por kohët e fundit kontrollet e Ushtrisë dhe policisë kanë qenë të shumta. Paulini është i zoti i truallit ku është ndërtuar hangari për avionin e vogël. Pronar i mjetit fluturues është R.D, një burrë nga Skrapari, që jeton në Tiranë, i cili i paguar qera Paulinit për strehimin e mjetit.
Paketa fasone: 1 vit sigurime shoqërore, plus 4 rroga për çdo punëtor të ri
Duke folur sot në prezantimin e paketës fason, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se ajo mbështetet në tre shtylla kryesore: në targetimin e varfërisë, uljen e kostove për ndustrinë (nxitjen e punwsimit), dhe rritjen e produktivitetit të punës. Veliaj nënvizoi se me afro 30 mijë të punësuar në mbarë vendin, kjo industri është një ndër motorët më të rëndësishëm në punësimin e grave dhe vajzave, por vuri në dukje se me paketën që u propozua sot, fondi në dispozicion të industrisë fason për nxitjen e punësimin është gjashtëfishuar.
Rrëfimi nga Gjadri: Si ma bastisi Ushtria hangarin ku strehoj avionin
Historia me avionët e supozuar të drogës që ulen në Gjadër i ka prishur terezinë Paulinit, një bujk me shtëpinë pranë pistës rezervë të aerodromit. Një avion 2-vendësh me ngjyrë metalike “fle” në hangarin e tij prej vitesh, por kohët e fundit kontrollet e Ushtrisë dhe policisë kanë qenë të shumta. Paulini është i zoti i truallit ku është ndërtuar hangari për avionin e vogël. Pronar i mjetit fluturues është R.D, një burrë nga Skrapari, që jeton në Tiranë.
Rasti i Gentian Petës, gjendja skandaloze e sigurisë në tragetin grek. Të pranishmit, “ndihma u vonua shumë”
Rënia apo hedhja në ujë (ende nuk është saktësuar) nga trageti “Bridge” i 39 vjeçarit Gentian Peta, pak pa mbërritur në portin e Durrësit, ka bërë që prokuroria dhe policia e Durrësit të nisin hetimin ndaj drejtuesve dhe të ekuipazhit të tragetit, pas dëshmive nga një numër i konsiderueshëm pasagjerësh, për mungesën e gatishmërisë së mjeteve të operacionit të kërkim- shpëtimit për 39-vjeçarin. Zyrtarisht, policia e Durrësit ka bërë me dije se do të hetohet me kujdes mënyra e kryerjes së veprimeve nga stafi drejtues i tragetit dhe ekuipazhi, nëse kanë përmbushur apo jo procedurën standarde.
Investigimi i RAI-t, “guidë turistike” në Lazarat. Flasin korrierë droge, punonjës por edhe kryekomunari
Gazeta Shekulli numrin e sotëm i rikthehet raportimit të gazetarit italian të RAI-t mbi Lazaratin. Një ekip i televizionit shtetëror italian kishte hyrë në Lazarat dhe kreu një vëzhgim të hollë mbi gjithçka ndodh aty dhe të gjitha masat që janë marrë të ndërhyhet për të minimizuar kultivimin e lëndës narkotike që furnizon Europën. Në pamjet e servirura shikohet qartë impenjimi i trafikantëve për të vijuar punën e tyre. Tregohet se një kilogram shitet me 200 euro, ndërkohë që kultivuesit thonë që një kilogram kushton 300 euro.